Drita dhe Gjilani fuqishëm në garë për një futbollist të njohur

Afati kalimtar ende nuk ka filluar, por skuadrat e Vala Superligës tashmë kanë filluar të mendojnë për forcimin e organikës për stinorin vjeshtor.

Si jo rrallë herë skuadrat rivale, Gjilani dhe Drita kanë hasur në një objektiv.

Kështu ndodh edhe kësaj radhe deri sa dy klubet janë në garë për të fituar shërbimet e mesfushorit të krahut të majtë Arago Jamal.

jamali

Lajmin për interesimin e dy klubeve nga Gjilani e ka konfirmuar vetë futbollisti për Gazetasheshi.com, derisa ka deklaruar se ka pranuar oferta edhe nga disa klube të tjera në venin tonë dhe një klub nga Finlanda për të cilin nuk ka dashur të zbulojë me emër.

Jamal së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës finlandeze AC Kaajani, derisa ka qenë pjesë e FC Gjilanit për gjashtë muaj të sezonit 2014/15.

Image result for arago jamal