Drita dështon keq në këtë drejtim

Drita është shpallur kampion për edicionin 2017/2018.

Skuadra gjilanase ka shkëlqyer në këtë edicion, por sa i përket ueb faqes së klubit, ajo mbetet pothuajse jo funksionale.

Drita që ka një buxhet të kënaqshëm nuk ka ndonjë gazetar që ta mirëmbajë këtë faqe.

Lajmi i fundit është për transferimin e Betim Haxhimusën, ndërsa mungojnë dy transferimet tjera, Arbër Shala dhe portieri Edvan Bakaj.

Në anën tjetër nuk ka asgjë as për shortin e Ligës së Kampionëve./Gazetaolle/