Drita dënon lojtarët, kurse ata bëjnë një gjest të madh

Për shkak të rezultateve të dobëta, kryesia e Dritës ja dënuar lojtarët me 50 për qind të pagës.

Pas veprimit të kryesisë lojtarët janë treguar zemërgjerë duke marrë vendim që gjithë pagën t’ia lënë klubit.

Gazeta Olle mëson se veprimi i lojtarëve vjen për të dëshmuar se parat nuk janë problemi i rezultateve.

Ky është dënimi i dytë për lojtarët, pasi muajin e kaluar u dënuan me 30 për qind të pagës.

Drita është njëra prej skuadrave më stabile në Kosovës sa i përket financave, dhe kjo vjen falë kryesisë së re.

Të dielën, gjilanasit presin Lirinë. /Olle