Drita befason me përforcime nga jashtë

Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani në konkurrencën e femrave në radhët e veta ka sjellë dy lojtare amerikane.

Bëhet fjalë për lojtaren Brianna Gardner dhe lojtaren tjetër Skylar German, transmeton Gazeta Olle.

Njoftimi është bërë i ditur edhe në Facebook, duke iu kundërpërgjigjur edhe skuadrave tjera. Ditë më parë Prishtina është përforcuar me dy amerikane.

Njoftimi i Dritës në Facebook pa ndryshime

KV DRITA TREGON FORCËN EDHE NË AFATIN KALIMTAR

Deri sa klubi jone po kryen fazen pergaditore per fillim te gjysem stinorit, presidenti i klubit Jakup Shabani ka angazhuar te gjitha mekanizmat qe ne klub te sjelle lojtare cilesore per ta forcuar edhe me shume ekipin!

Duke ditur qe KV DRITA gjithmone ka luftuar per trofe, kete entuziazem akoma me shume e ka rritur presidenti jone Jakup Shabani i cili nuk kursen asgje per ngritje sa me te madhe ne cilesi dhe kerkesa e tij eshte qe klubi ti rrembeje te gjitha trofet e mundshem.

Goditjet e ketij afati kalimtar tani me jane bere!

Bardhe e Kalter tani me jane veshur dy lojtare nga Amerika te cilat do te jene force shtese per ekipin tone!

Fjala eshte per lojtaren Brianna Gardner – Pro Volley – Korrektore e gjate 188cm, e lindur me 29.04.1996 ne Houston, si dhe lojtaren Skylar German -Pranuese e gjate 180cm, e lindur me 17.02.1995 ne Manhattan!

Lojtaret pritet ti bashkohen ekipit ne javen qe vjen!

Ju kujtojme qe klubi udhehiqet nga lojtaret Kampione qe tash e shume vite e zoterojne volejbollin Kosovare te cilat i kane fituar te gjitha trofet e mundshem, fjala eshte per Blinera Jaha , Fjolla Shabani, Adelajda Fran Prenga, Fjolla Hyseni si dhe lojtaret e reja qe njeherit jane edhe e ardhmja e klubit si: Vesa Shabani, Erza Shkodra, Aulona Sinani, Viola Latifi dhe Belinda Xhymshiti.

Gjithashtu klubi jone ne organiken e vet ka edhe lojtaren e njohur nga Shqiperia Arjola Prenga qe ne klube eshte afruar ne fund te sezonit vjeshtore ku ndihma e Oles ishte shume e rendesishme drejt trofeut te pare “Kupa e Federates”.

Per ardhjet e reja duhet falemderuar edhe Elite Volley Agency… EliteVolley.com

KV DRITA do te jete ekipi qe do ta thote fjalen kryesore ne kampionat!!!