Drilon Osmani tek FC Balzani e Maltës

Sulmuesi i Drenicës, Drilon Osmani, shumë shpejt mund të bëhet pjesë e kampionatit maltez.

Ai do t’i bashkohet skuadrës FC Balzani, që garon në elitën e futbollit të Maltës.

Lajmin e konfirmon vetë Osmani.

“Po pres gjatë këtyre dy ditëve një garnacion dhe pastaj t’i bashkohem në përgatitje Balzanit. Më pas do të ulemi të bisedojmë nëse do të biem dakord për të nënshkruar kontratë”, deklaroi Osmani për “GazetaOlle.com”.