Drilon Musaj te Laçi

Futbollisti mitrovicas Drilon Musaj ka arritur marrëveshje me skuadrën e Superiores shqiptare Laçin.

Lajmin e bëjnë të ditur burime të afërta me lojtarin, ndërsa pritet që Musaj t’i bashkohet skuadrës këto ditë kur fillon edhe faza përgatitore e klubit për Evropa Ligë.

Musaj ka rënë në sy të trajnerit të Laçit, Armando Cungu i cili së bashku me presidentin e klubit Pashk Laska ishin të pranishmë në ndeshjen finale të Kupës, Feronikeli – Trepça ’89.

Gazetaolle.com ka kontaktuar me lojtarin e Trepçës ’89, por ai nuk e ka pranuar kalimin e tij te kjo skuadër.

musaj