Drenica tubohet për të ardhmen e klubit

Lojtarët dhe shtabi teknik i klubit kanë vendosur që nesër të tubohen në stadiumin ‘Bajram Aliu’.

Në një letër publike të publikuar në faqen e klubit në ‘facebook’ tifozët bëjnë thirrje që klubi të rimëkëmbet dhe të fillojë punën.

Ua sjellim më poshtë letrën e shkruar në ‘facebook’.

Njoftohen lojtarët e KF DRENICA që nesër më datën 25.07. 2015 ora 16:00 të jen të pranishëm në Stadiumin “Bajram Aliu në Skenderaj. Ky vendim është marr nga shtabi teknik dhe lojtaret e KF Drenica.

Duke e parë të arsyeshme që të gjithë bashkëvendësit dhe dashamirët e sportit në përgjithësi respektivisht simpatizantët e klubit tonë të zemrës DRENICA të jenë të informuar dhe në dijeni që klubi i qytetit, krenaria e këtij vendi është duke u përballur me shumë probleme dhe një herit është pa kryesi, pa orientim, nuk interesohet askush për fatin e këtij klubi duke mos harruar të bëmat, historinë dhe vuajtjet etj..

“Kuvendi Komunal i Skenderajt që deri me tani ka qenë i angazhuar për financimin e klubi të futbollit Drenica është larguar dhe ka mbetur në mëshirën e fatit. Si është e mundur që krenaria e çdo drenicaku, fanella me ngjyrat kuq e zi të mos respektohet!

Ëndrra e çdo të riu dhe shpresa e çdo drenicaku është rritja dhe zhvillimi klubit dhe sportit në përgjithësi. Ku janë donatorët (biznesmenët) , ku është KK Skenderaj, a nuk i`u vjen keq, apo nuk keni vallë ndjenja për ketë klub, a ndaleni dhe mendoni ndonjë herë si është themeluar klubi, gjeneratat e para, kushtet, problemet me pushtuesin dhe agresorin serb, shkatërrimin e infrastrukturës, ringritjen e klubit nga asgjë nga pika zero, kontributin moral dhe financiare të çdo drenicaku në përgjithësi .

Komunë zgjohu!

Kuvendi komunal është i obliguar moralisht dhe ligjërisht ta mbajë rinin e shëndosh. Çka është më mirë se sport… !?

loading...