Drenica mendon të fillojë përgatitjet, por shikoni sa u ka borxh lojtarëve

Drenica ka planifikuar që të nis përgatitjet për stinorin pranveror të enjten në mesditë, shkruan Infokusi.com.

Por, në grumbullimin e parë mund të ketë edhe mungesa të mëdha nëse nuk kryhen një pjesë e obligimeve ndaj futbollistëve.

Sipas burimeve të Infoksi.com, kryesia e klubit ua ka nga dy paga borxh futbollistëve, pagën e nëntorit dhe të dhjetorit.

Kryesia ka premtuar që të enjten do të kryhet pagesa e një page në mënyrë që të nisin përgatitjet.

Në të kundërtën nëse nuk kryhet pagesa, atëherë futbollistët kryesor sidomos nga qytet tjera pritet ta bojkotojnë stërvitjen e parë.