Drenica: Llapit ia dhuruam një trileqe

Drenica i ka dhënë leksion Llapit sot, duke e deklasuar në stadiumin “Bajram Aliu”.

Sfida hapëse e xhiros së dytë të Superligës u mbyll 3:0 për kuqezinjtë, përcjellë Gazeta Olle.

E faqja më e madhe informative e klubit, KF Drenica, ka ironizuar me llapjanët.

Faqja në fjalë e ka shpërndarë kronikën e takimit me mbishkrimin: “Trileqe në Bajram Aliu”.

Kujtojmë që faqja KF Drenica është dritarja më e madhe informative e klubit kuqezi prej vitesh. /Gazeta Olle/