Drenica ia dërgon selamin e fundit Hajvalisë

Te Drenica janë të bindur për fitore dhe nuk duan të dëgjojnë për asnjë rezultat tjetër në sfidën e nesërme ndaj Hajvalisë. Mbrojtësi i spikatur i kësaj skuadre, Ismet Cakaj, thotë që çdo rezultat tjetër përpos fitores është negativ.

“Do ta japim 200%-shin për fitore. Çdo rezultat tjetër përpos fitores, është negativ për ne. Besoj që do t’ia dalim falë një angazhimi maksimal”, deklaroi Cakaj për Gazetën Olle.

Ai i beson shumë fazës përgaditore, ani pse thotë që në ndeshjen e parë, skuadra e ka të vështirë ta tregojë gjithë potencialin.

“Kthehemi pas një faze përgaditore që nga 7 janari dhe besoj që jemi të gatshëm. Zakonisht në ndeshjen e parë, ekipi s’mund ta tregojë gjithë potencialin, por ne do të angazhohemi”, përfundoi Cakaj.

Drenica-Hajvalia zhvillohet nesër (13:00) në “Bajram Aliu”. /Gazeta Olle