Drenica gjenë mënyrë interesante për të pastruar terrenin

Drenica takohet me Gjilanin të shtunën në “Bajram Aliu”.

Klubi nga Skenderaj iu ka bërë ftesë tifozëve të ndihmojne në heqjen e borës nga fusha.

Më poshtë e keni njoftimin e plotë.

“Te dielen, skuadra jonë do të ndeshet me ekipin e Gjilanit në stadiumin Bajram Aliu. Mirëpo stadiumi ka ende borë për shkak të reshjeve të fundit, andaj ftohen tifozët e KF Drenica – Shqiponjat e Zeza që nesër nga ora 10:00 të dalin për të ndihmuar klubin për heqjen e borës nga fusha në mënyrë që të mund të përgatisim sa më mirë fushën për ditën e diel, për t’u zhvilluar ndeshja në kushte normale.” shkruhet në postimin e KF Drenicës.