Drenica fiton, shkëlqen përforcimi

Drenica dhe Gjilani kanë vazhduar fazën përgatitore në Shqipëri, ndërsa këto dy të fundit u ndeshën në një ndeshje miqësore, ku fitore shënuan kuqezinjtë (3:2).

Drenica arriti të kaloj në epërsi 1:0, ndërsa golin e realizoi i ardhuri nga Prishtina në ditën e fundit të afatit kalimtar Dren Gashi.

Në pjesën e dytë të besuarit e Tahir Lushtakut, arritën të gjëjnë përsëri rrjetën. Ishte lojtari më në formë i Drenicës, Kastriot Mehmeti, që shënoi për 2:0.

Por, djelmoshat e Musa Selimit nuk u dorëzuan dhe ngushtuan epërsinë me anë të Shkëmbim Salihut. Për ta barazuar rezultatin u përkujdes Gëzim Kosumi.

Gjithsesi, Dren Gashi u përkujdes për 3:2.

Drenica ditë më parë mposhti edhe Dritën , ndërsa luajti baras me Teutën e Durrësit.  (Foto: KF Drenica)

 

dren gashi