Drenica dhe Prishtina dy skuadrat e vetme që nuk janë larguar asnjëherë nga Superliga

Drenica dhe Prishtina janë dy skuadrat e vetme në futbollin kosovar që nga pas lufta nuk kanë zbritur asnjëherë nga liga dhe që kanë qëndruar në nivelin më të lartë të saj përcjellë Gazeta Olle.

Përkundër vështirësive që patën gjatë këtyre 17 viteve, këto dy skuadra kanë arritur të ruajnë me sukses statutin e elitarit, madje duke renditur një varg suksesesh në vitrinat e klubit sidomos klubi nga kryeqyteti i cili ka fituar 7 kampionate, 3 kupa të Kosovës dhe 7 Superkupa.

Në anën tjetër skuadra nga Skenderaj, KF Drenica nuk ka ndonjë trofe të fituar edhe pse njëherë ishte finaliste e Kupës së Kosovës mirëpo aty u mposht pikërisht nga Prishtina në penallti. Pavarësisht që nuk ka trofe të fituar Drenica mbetet një nga skuadrat më stabile në kampionatin e Kosovës.

Theksojmë që deri para një viti pjesë e këtyre dy ekipeve ishte edhe Besa e Pejës mirëpo pas një sezoni të dobët u largua nga Superliga për herë të parë pas 18 vitesh.