Drenica afër marrëveshjes me ish – yllin e skuadrës (FOTO)

Futbollistin e njohur kosovar, Kastriot Mehmetin, mund ta shohim përsëri në fanellën e skuadrës së Drenicës, shkruan Infokusi.com.

Pas një lëndimi që e la jashtë fushës për disa muaj, Mehmeti është në top-formë dhe pas ndarjes me Trepçën ka nisur bisedimet me disa klube, por Drenica është më së afërmi ta rrëmbej.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar Mehmeti për Infokusi.com.

“Jam në bisedime me Drenicën por ende asgjë zyrtare nuk ka. Po ashtu më kanë kërkuar edhe dy klube tjera po ende nuk kam vendosur se ku do të luaj. Shumë shpejt do të vendosi”, ka thënë Mehmeti.

Kastriot Mehmeti ka qenë shumë i dashur nga tifozët e Drenicës dhe largimi i tij nga Skenderaj kishte ngjalluar reagime të shumta.

Mehmeti po ashtu ka qenë edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës për grupmosha të reja

15995680_1168820493215201_1039526632_n-1

Loading...