“Dren Gashi pas ndeshjes më kërcënoi me thikë në fyt”

Ndeshja Drita-Hajvalia nuk ka kaluar pa probleme.

Pas ndeshje mbrojtësi i Hajvalisë, Valon Avdullahu, në një rrëfim për GazetaOlle.com ka thënë se lojtari i Dritës, Dren Gashi pas ndeshjes me thikë në dorë ka hyrë në zhveshtore dhe e ka kërcënuar.

Ai thotë se rastin e ka lajmëruar në polici.

“Pas ndeshjes ia dhashë dorën dhe u përshëndetëm. Kur shkuan në dhomat e zhveshjes ai erdhi me thikë dhe më kërcënoi, ma futi thikën në fyt”.

“U shokova pasi nuk kisha përjetuar diçka të tillë më parë. Rastin e kam lajmëruar në polici dhe kam bërë padi ndaj Dren Gashit. Tani rasti u mbetet atyre”, ka thënë Avdullahu për GazetaOlle.com.

Ndeshjen e fitoi Drita me rezultat 2:0. /olle/

loading...