Dren Gashi ka diçka për Intelektualët, përshëndetë Dritën me thënien e… Viktor Kukës!

Dren Gashi është larguar nga Drita. Ai ka qenë në mesin e katër futbollistëve që janë ndarë me ekipin bardhekaltër sot.

Përmes një njoftimi në Facebook, Gashi ka falënderuar Dritën për këtë stinor, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Sigurisht, falënderim të veçantë ka pasur për tifo-grupin Intelektualët.

dren gashi

“Qe nga sot nuk jam me pjese e FC Dritës.
Falenderoj shume Intelektualet qe nuk u ndalen kurre,ne asnje moment nuk na lane vetem poashtu kryesine dhe super drejtorin sportiv Fisnik Kërçeli per gjithqka qe kam kaluar ne FC Dritë , se bashku arritem objektivat qe kishim synim qe nga fillimi i gjysem stinorit te dyte me nje organizim teper te mire dhe me nje atmosfere brenda ekipit mbreselenese….

Gezohem qe isha pjese e familjes se madhe DFC!
Ju deshiroj fat dhe suksese ne kampionatet ne vazhdim!

A ju shoket e mi brenda ekipit me te cilet kaluam shume super super mire siq thot shoku im Kuka “pe dini ju”, ka shkruar Gashi.

cats