Drejtorit sportiv të ekipit evropian i pëlqyen dy futbollistë në ndeshjen Llapi-Flamurtari

FC Will është skuadër me emër në futbollin zviceran ndërkohë që në edicionin e ri kërkon që të rikthehet në Superligën e Zvicrës.

Drejtori sportiv i Willit, Paco Sanchez, ishte i pranishëm në ndeshjen e fundit në mes Llapit dhe Flamurtarit, teksa e përcolli ndeshjen në praninë e kryetarit Imer Ademi të Flamurtarit dhe ish-trajneri të këtij ekipi, Jusuf Tortoshi.

Sanchez ishte mysafir i Flamurtarit për tri ditë.

Klubi i Flamurtarit dhe Will janë në fazës fillestare të bashkëpunimit.

Insporti.com merr vesh se kryetari Ademi dhe Sanches kanë biseduar për dy futbollistë që të transferohen në Zvicër, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Flamurtari në ndeshjen ndaj Llapit barazoi 0:0. Ky ekip është lider në Superligë me 13 pikë të mbledhura.