Drejtori sportiv i Prishtinës, Arbnor Morina e pranon: Dallku nuk e ka vazhduar kontratën me ne, nesër…

Mbrojtësi i mirënjohur, Armend Dallku, ditët e fundit është bërë lajm në mediat kosovare për të ardhmes së tij.

Ish-mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, në dy vitet e fundit është aktivizuar në futbollin kosovar te skuadra e Prishtinës, pas një përvoje të gjatë në Ukrainë te Vorskla Poltava.

Ditët e fundit është përmendur një largim i mundshëm i tij nga Prishtina për te Llapi.

fc-prishtina-1-1024x732

Drejtori sportiv i Prishtinës, Arbnor Morina, sqaron për Insporti të ardhmen e kapitenit të Prishtinës.

“Unë jam emëruar vonë drejtor i Prishtinës dhe më këtë çështje është marrë presidenti i klubit (Remzi Ejupi). Dallku pas pushimit i ka filluar stërvitjet me Prishtinën. Nesër do të përfundojnë të gjitha bisedat me presidentin”, ka thënë Arbnor Morina i cili pak ditë më parë e mori pozitën e drejtorit sportiv te klubi kryeqytetas.

prishtina drita

.Ndërkohë, nga Prishtina ditë më parë nga kjo skuadër është larguar sulmuesi  Ahmet Jonuzi.

Prishtina që mori pjesë në garat e Evropa Ligës deri tash ka transferuar Mertin Korenicën (Liria), Ahmet Halitin (Feronikel), Argjend Mustafën (Trepça ’89) dhe dyshen e Gjilanit, Armend Thaçi e Leotrim Bekteshi e Alen Jasharovski.