Drejtori i Sturmit: Avdijaj kthehet në Shcalke? Mësohet brenda dy javësh

Tri ndeshje dhe gola në secilën prej tyre. Në një intervistë të dhënë për mediat vendëse, drejtori i Sturmit, Gerald Goldbrih ka thurur elozhe për talentin kosovar, Donis Avdijaj.

“Kam besim se Donisi do të bëhet një lojtar i madh. Për këtë, do të doja që Avdijaj të qëndronte me ne sa më gjatë. Pavarësisht dëshirës tonë, mendoj që Shalke do të mund të bëjë një vend në skuadër për një talent si Avdijaj. Diçka që do të mësohet brenda dy javëve”, ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i Sturmit, Gerald Goldbrih.

Derisa ai po shkëlqen me Sturmin, e ardhmja e tij në aspektin e përfaqësueses, mbetet e paqartë.