Drejtori i Kombëtares së Kosovës pranohet në këtë program të FIBA-s

Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova është pranuar në programin FIBA Time Out 2.0.

Ky program është shumë i rëndësishëm dhe menaxhohet nga FIBA, derisa pjesë e saj do të jetë edhe Rugova, që më parë ka qenë edhe basketbollist i Përfaqësueses së Kosovës dhe ka fituar shumë trofe me Prishtinën, duke qenë ndër lojtarët më të dalluar vendor të pasluftës në basketbollin e Kosovës.

Ky projekt është unik dhe ka në shënjestër lojtarët elitë që janë pensionuar së fundi nga basketbolli dhe të cilët dëshirojnë të vazhdojnë karrierën e tyre në sportin jashtë fushës, ndërsa përbëhet nga një listë impresive, me emra të nderuar, duke përfshirë këtu kampionë olimpik, evropian dhe në nivel të klubeve.

Më herët këtë program me sukses e ka përfunduar Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së, derisa këtë këtij programi në një fazë tjetër do t’i bashkohen edhe Menaxherja e Zyrës, Artina Hasani dhe Zyrtarja Administrative e FBK-së, Edita Medunjanin.

Seminari i parë i këtij programi për këtë vit do të mbahet në Pragë të Çekisë nga 22 deri më 26 qershor.

Për Rugovën do të jetë një nder të jetë pjesë e këtij programi, por edhe një përvojë shumë e mirëseardhur.

Ky program do të zgjasë dy vjet, derisa në fund të gjithë pjesëmarrësit do të certifikohen nga FIBA dhe partnerët e saj.