Draxler po na befason të gjithëve, po transferohet atje ku më së paku pritej

Julian Draxler po e kërkon largimin nga PSG-ja.

Lojtari gjerman nuk është i lumtur në Francë, andaj po e kërkon në janar largimin.

Draxler ishte transferuar me shumë bujë tek PSG-ja, por që me kalimin e kohës ai është zbehur si lojtar.

Image result for julian draxler

Kështu, Draxler kërkon të luaj më shumë, por atë mundësi nuk po ia ofron Emery, përcjell “GazetaOlle.com”.

Anësori gjerman është cak i shumë skuadrave, por që Arsenali është duke shprehur interesim më serioz.

Klubi londinez e kërkoi transferimin e tij edhe në verën që shkoi, por që nuk ia arriti qëllimit.

Arsenali tani dëshiron që të tentoj sërish në janar, ku janë të bindur se mund t’i marrin shërbimet e Draxler./Gazeta Olle/

Image result for julian draxler