Dranicasi që mposhti Drenicën

Kreshnik Lushtaku ishte transferuar nga Drenica te Trepça ’89 në afatin kalimtar të dimrit. Në ndeshjen e zhvilluar sot ndërmjet këtyre dy skuadrave, Lushtaku shënoj tri herë në portën e ish skuadrës së tij. Ai thotë se nuk e shkon se më kë luan, pasi aty ku është jep gjithmon maksimumin.

“Kjo është puna ime të shënoj gola. Nuk shikoj se me kë luaj, a me ish skuadrën time, a me skuadra tjera. Unë mundohem ta jap maksimumin kundër çdo skuadre edhe shpresoj të shënoj sa ma shumë gola kundër skuadrave tjera”, pohoi Kreshnik Lushtaku për Gazetaolle.com.

Mesfushori anësor i uron sukses ish skuadrës së tij.“Shpresoj që nuk ma marrin për keq tifozët e Drenicës, pasi më kanë përkrahur gjithmonë shumë si ata si klubi i Drenicës. Unë i uroj suksese ekipit të Drenicës në ndeshjet e ardhshme, pasi gjithmonë do ta kem në zemër këtë skuadër”, nënvizoi Lushtaku.

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, të cilin e ka familjar pas ndeshjes e ka uruar Kreshnikun për lojën e tij. “Po Taki (Tahir Lushtaku) më ka uruar pas ndeshjes”, përundoi Lushtaku.

Lushtaku me tre golat e shënuar ndaj Drenicës është ngjitur në koutën e 12 golave.       (foto:KF Drenica)

lusht 94