“Dragusha një mashtrues që bënte presion për inkuadrimin në lojë të djalit të vëllaut, punoi kundër Vushtrrisë”

Pas deklaratave të Muhamet Dragushës se ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit sportiv të Vushtrrisë për shkak të mosprofesionalizimit të futbollistëve në krye me kapitenin Labinot Osmani, ka ardhur reagimi i këtij të fundit.

Ai e ka quajtur mashtrues dhe gënjeshtar Dragushën, duke vlerësuar se ai ka punuar kundër klubit.

Më posht mund ta gjeni sqarimin e kapitenit, Labinot Osmani të dërguar për Gazetasheshi.com e të përkrahur nga futbollistët tjerë të Vushtrrisë.

Sqarimi i Labinot Osmanit:

Pas leximit ne portale te nje deklarate te ish ushtruesit te detyres se drejtorit sportiv te Vushtrrise e pas te arsyshme te sqaroj pak a shume situaten.

Sa i perket profesionalizmit tim personi ne fjale si duket nuk paska kontakte me trajneret me te mire te Kosoves qe kam punuar me ta dhe si duket as trajneret thjesht nuk e konsiderojne si person aq te mire sa te bashkebisedojne me te .

Personi ne fjale ish ushtruesi i detyres se drejtorit sportiv po harron se une kam pasur trajneret me te mire kosovar neper ekipet ku kam qene edhe opinioni futbolldashes eshte shume mire i njoftum per profesionalizmin tim per gjithcka, por personit ne fjale si duket po i dhemb largimi nga detyra.

Sipas infove qe dij une personi ne fjale qe e quan veten drejtor e qe as D -ne e drejtorit nuk e posedon e kane largu kryesia si pasoje e presionit tij qe i ka bere trajnerit per futjen ne loje te djalit te vllaut tij, por qe trajneri me profesionalizem te larte as qe ka dasht te degjoje, pastaj politika e tij qe ka dasht ta instaloje ne klub, kryesia e kane vrejtur qe eshte e demshme per fat te mire e kane vrejtur heret dhe e kane largu.

Edhe sa ka qene ne kete detyre ai ska bere asgje, perkundrazi me shume kane kontribuar persona tjere ne klub se ai.

Sa i perket perkrahjes se tij kur jam kthyer prej Gjermanise, ai ska pasur nevoje te me perkrah sepse une jam kthyer ne klubin tim, perkundrazi kemi qene ne vushtrriasit qe e kemi perkrah, por sja paska vlejt.

Eshte fat qe kryesia e kane pare qysh ne javet e para qe ai ska lidhje me zehen e drejtorit dhe aftesite e tij vetem genjeshtruse dhe e kane shkarku, dmth ky nuk ka dhene doreheqje, por e kane shkarku kryesia, por qe eshte mundu ne emer te klubit te dele ne opinion e krejt ne fund eshte mundu me terhjek vemendjen e opinionit duke perdore emrin tim.

Eshte fat se ne jemi ne vendin e pare pikerisht pasi eshte larguar ai, pasi qe ai ka qendru perafersisht 1 muaj e gjysem.

Eshte per keqardhje si nje person ushqen familjen edhe e deshiron mossuksesin e nje klubi e kete cilesi e ka pas personi ne fjale, nuk i kane konvenu rezultatet tona per arsye te lartpermendura se qellimi kryesor i tij ka qene futja ne loje e djalit te vllaut qe ai djale eshte shume djale i mire, por ishalla nuk i ngjan agjes genjeshtar edhe mashtreus.

Ne kemi fituar, kemi korr suksese ai as ne zhveshtore ska mund te hyje te na uroj per sukseset tona.

Zakonisht nuk me ka ndodhur te merrem me persona kaq te ulet, por e pash te rruges te sqaroj ne lidhje me kete rast, pasi eshte munduar qe ne emer tim te dale ne opinion.