Dragusha kthehet nga lëndimi, i gatshëm për sfidat e radhës

Getoar Dragusha muaj më parë kishte pësuar një dëmtim që e detyroi të qëndrojë një kohë jashtë fushës.

Ai tashëm e ka kaluar këtë dëmtim dhe ka filluar stërvitjet individuale.

Ai ishte pjesë e Llapit ku shkëlqeu duke shënuar edhe katër gola.

“Jam shumë mirë. Kam filluar stërvitjet dhe po ndjehem mirë. Jam në kërkim të një skuadre ku mund t’i tregojë vlerat e mija”, ka thënë Dragusha për Olle.

Ai më parë ka luajtur për Llapin, Trepçën, Hajvalinë, Falmurtarin, Prishtinën dhe Fushë Kosovën. /olle/