Dragusha: Jemi deshmitarë të një superkampionati dhe më rivalizuesi që nga pas lufta

Muhamet Dragusha është ish-futbollist i Superligës së Kosovës në futboll i cili me skuadrat të ndryshme ka arritur suksese të larta.

Tani është trajner për grup mosha të reja dhe gjithashtu opinionist në lidhje me zhvillimet në futbollin kosovar. Ai për Gazetën Olle ka dhënë një intervsitë në lidhje me kampionatin aktual.

“Përshëndetje të madhe të gjithë adhuruesve te futbollit sidomos këtij Kosovar që e mbështetin në forma te ndryshime, jemi deshmitarë të një superkampionati dhe me rivalizuesi prej mas luftës, edhe vitin e kaluar ishte shumë interesant beteja për titull kampioni por ishin vetem dy skuadra qe u ndanë nga ekipet tjera dhe në ndeshjen e fundit u vendos titulli , kurse këtë vit deri dje ishte edhe e treta skuadër që luftonte e kishte gjasa matemiatikore po sigurisht se u dorëzuan dhe njejtë si vitin e kaluar edhe këtë sezon ndeshja e fundit do te jetë përcaktuese per titull kampioni”.

“Ndeshja Feronikeli-Prishtina do të jetë vendimtare, e që për koiçidencë Prishtina përsëri jashtë terrenit te saj si musafir do ta ketë një presion pak më të lartë nga tifozeria vendase. Vitin e kaluar ishte vendase por e dijmë të gjithë qe stadiumi i Prishtinës ishte ne renovim e që i luanin ndeshjet ne Pejë, që më të vërtetë ishte shumë më e vështirë se këtë vit, sepse të gjitha ndeshjet si vendas i zhvilluan para tifozëve të vet, duke qenë të përkrahur edhe nga Plisat.

“Ndeshja e fundit do të jetë edhe ajo përcaktuesja per titull dhe sigurisht se dy përparësi i ka Feronikeli pasi është me 2 pikë me larg se kundërshtari që do të thotë se edhe barazimi e bën kampion, kurse të Pristhina
alternativë e vetme është fitorja që do t’ua sjellte titullin kampion pas gjashtë viteve”.

“Sa i përket lojës taktike sigurisht së të dy trajnerët e kanë dëshmuar veten, sidomos ne këtë drejtim dhe sigurisht së në shume pjesë te lojës do ketë taktika strategjike për të ardhur deri tek rezultati”.

“Lojtaret e të dyja ekipeve janë në formë te jashtëzakonshme duke i’u referuar lojëve te fundit ku rezultatet ishin për t’a shumë te mira si individuale ashtu edhe kolektive si ekip, do t’a shohim një super ndeshje me super atmosferë, e që besoj që stadiumi në Drenas është i vogël t’i zë të gjithë ata dashamirë që do të kenë deshirë për të qenë në stadium, për t’a mbeshtetur ekipin e zemres apo për të parë ndeshjen”, shtoi ai.