Dragusha: Faleminderit Zotit, familjes, Vushtrrisë dhe Forcës!

Djellon Dragusha ka kryer me sukses operimin në krah.

Një nga futbollistët më të mirë të Vushtrrisë prej kohësh është jashtë fushave pas thyerjes së krahut.

Ai ka kryer me sukses operimin dhe tani do t’i përkushtohet fazës rikuperuese.

Dragusha ka dërguar një letër publike në adresë të Gazetës Olle, duke falënderuar ata që e mbështetën të kalojë këtë moment delikat.

“Falenderoj te gjith sportdashesit vushtrrias. Te gjith ata qe me mbeshteten vazhdimisht ne kete vit suksesi per ekipin tone, te cilet kan qen jo pak.

Falenderoj djemt e ekipit te gjithe pa perjashtim si ata te sezonit te kaluar po ashtu edhe te keti sezoni.

Nje falenderim i veqant shkon per tifozerin e zjarrt FORCA, pa te cilet nuk do ishim ketu sot poashtu Zoteri Naser Imerin i cili me ndihmoi ne te gjitha aspektet dhe qe ishte ne gatitshmeri gjithmon per mua.

Edhe per me perfundu falenderimi me i madh i takon Zotit dhe Familjes time. Shpresoj qe ti bej sado pak krenar”, shkroi Dragusha. /Gazeta Olle/