Dragan Radovic: Ja si e mposhtëm Sigal Prishtinën

Trajneri i Bashkimit, Dragan Radovic, shpreson në mbështetjen e tifozëve edhe në “Rexhai Surroi”, ndërsa ka thënë se falë mbrojtjes së mirë skuadra e tij arriti te fitorja.

“Kemi ardhur ta bëjmë lojën tonë dhe të japim maksimumin dhe e arritëm qëllimin tonë”, është shprehur ai pas ndeshjes.

Më tej, trajneri ka thënë se falë mbrojtjes së mirë kanë pasur edhe sulmin e mirë dhe kjo ishte mënyra e vetme për të arritur deri te fitorja.

Mbështetja e ‘Arpagjikëve’, sipas Radovic, është gjithmonë si një lojtar i gjashtë në parket dhe shpreson të kenë mbështetje akoma më të madhe edhe në ndeshjen e ardhshme të finales.

Bashkimi e fitoi me dhjetë pikë epërsi ndeshjen e parë finale të ‘play-offit’ dhe është në rrugë të mirë për të befasuar dhe për ta fituar titullin.

Sidoqoftë, nevojiten edhe dy fitore që trofeu të shkojë në Prizren.