Dortmundi nuk lejon befasi, kalon edhe Milani me Arsenalin

Borussia Dortmund, Milani dhe Arsenali kanë kaluar tutje në Ligën e Evropës.

Gjermanët kanë arritur të barazojnë 1:1 në udhëtim te Atalanta në Itali, ndërsa ndeshjen e parë në ‘Signal Iduna Park’ e kishin fituar 3:2.

Me lehtësi edhe siç është pritur, ka vazhduar Milani, që e ka mposhtur edhe ndeshjen e dytë Ludogoretsin, me rezultat 1:0.

Në anën tjetër, Arsenali edhe pse befasisht është mposhtur 1:2 nga Ostersunds në ‘Emirates Stadium’, ka arritur të kalojë në fazën tjetër falë fitores 3:0 në ndeshjen e parë.