Dortmund transferon me parametra zero futbollistin e PSG-së!

Gjiganti gjerman, Dormund priten të nënshkruajnë me mbrojtësin e djathtë të PSG-së, Thomas Meunier.

Sipas të përditshmës ‘La Derniere Heure’, skuadra e Dortmundit është vënë pas mbrojtësit belg, transmeton Gazeta Olle.

Futbollisti belg, do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit, ndërsa pritet të jetë i lirë të negociojë largimin e tij nga PSG.

Kontaktet mes Borussia Dortmundit dhe Meunier tashmë janë vënë, me skuadrën nga Bundesliga që është e gatshme t’i ofrojë atij një kontratë.

28 vjeçari ishte transferuar në Paris në vitin 2016, nga Club Brugge.

Parc des Princes