Dortmund ‘shkatërron’ Koln: Haaland vazhdon shkëlqimin

Dortmundi ka shënuar fitore të lartë 5:1 në përballjen e sotme ndaj Koln në kuadër të Bundesligës gjermane.

Guerreiro shënoi i pari në sekondat e parë të ndeshjes për epërsinë fillestare të Dortmundit, shkruan Gazeta Olle.

Reus dyfishoi epërsinë, kurse Sancho shënoi për golin e tretë.

E sensacioni i vitit, Haaland edhe në këtë takim la gjurmët edhe pse hyri nga banka e rezervistëve.

Ai shënoi dy gola në këtë takim, duke shkuar në kuotën e pesë golave vetë në dy takime të luajtura pas transferimit te Dortmund.

Kurse golin e vetëm për Koln e shënoi Uth.