Dorëzohet Trepça ‘89

Trajneri i Trepçës ’89, Afrim Tovërlani, pësoi të dielën humbjen e tretë që prej se e mori drejtimin e skuadrës mitrovicase.

Mirëpo, humbja e së dielës bëri që ata të dorëzohen sa i përket titullit të kampionit, pasi dallimi prej 11 pikëve me liderin Feronikeli, duket i pa arritshëm, kur kanë mbetur edhe 6 javë deri në fund.

‘Fajtori kryesor që humbëm ishim vet ne. Nuk i shfrytëzuam disa raste që na u afruan. Hajvalia shënoi në mundësinë e parë. Gjithsesi, ata fituan me meritë ndërsa ne me këtë humbje, pothuajse kemi hequr dorë nga titulli, pasi jemi shumë prapa edhe pse matematikisht kemi gjasa’, ka thënë Tovërlani pas ndeshjes, shkruan GazetaOlle.com. (Gazeta Olle)