Dorëzohet Real Madridi kërkon kaq para për Benzeman

Skuadra e Real Madridit mund ta lë të ik sulmuesin e saj Karim Benzema për tu bashkuar me Arsenalin, por vetëm nëse klubi madrilenë pranon 45 milionë funta (64 milionë euro) nga ‘topxhinjtë’, shkruan ‘Daily Mail’.

Wenger mohon zërat se po kërkon sulmuesin francez, mirëpo nëse kjo marrëveshje bëhet atëherë do të jetë blerje rekord e skuadrës së Arsenalit.

Ndërsa deri më tani Wenger fazën e sulmit ia ka besuar anglezit Theo Walcott, dhe francezit Olivier Giroud kurse të lënduar e ka edhe sulmuesin tjetër Danny Welbeck, duke i huazuar Yaya Sanogon te Ajaxi si dhe të riun Chuba Akpom te Hull City, ndërsa Lukas Podolski u largua drejt Galatasaray për 4 milionë euro.