Dorëhiqet trajneri i kosovarëve në Shqipëri

Shpëtim Duro jep dorëheqjen nga Klubi Partizani. Tekniku i të kuqve në një konferencë për shtyp ditën e sotme ka bërë publik largimin e tij nga skuadra kryeqytetase.

Te Partizani luajnë, Astrit Fazliu, Mentor Mazrekaj dhe Labinot Ibrahimi.

Në fjalën e tij, Duro tha:

“Me keqardhje, por me ndërgjegjje të plotë, deklaroj se kjo është konferenca e fundit si trajner i Partizanit. Kam takuar sot presidentin Demi dhe i kam dhënë dorëheqje time si trajner i Partizanit. Këtë vendimin të vështirë e kisha marrë prej disa ditësh. Por do të mbetem gjithmonë tifoz i Partizanit. Objektivi i këtij sezoni u arrit: Jemi në Europë!

Dua të falënderoj presidentin dhe bashkëpunëtorët për punën dhe sukseset që kemi arritur. Çështjen e një rikthimi në të ardhmen e lej te hapur për të fituar edhe titullin kampion. Largohem si mik i Partizanit. Me këtë rast falenderoj edhe të gjithë tifozët e Partizanit, për mbështetjen që na kanë dhënë gjatë gjithë kampionatit. Mbetem mik i tyre”, tha trajneri Shpëtim Duro, në konferencën e fundit të tij si trajner i Partizanit.

Menjëherë pasi mësoj largimin e trainerit Duro nga skuadra, Drejtori i Përgjithshëm i klubit Sulejman Starova mori vendimin për të mbajtur njëkohsisht edhe drejtimin e ekipit, kjo pasi koha në dispozicion për të përgatitur skuadrën në prag të pjesmarrjes në kupat e europës është mjaft e shkurtër. (Panorama Sport)