Dorëhiqet pasi që e ngriti Gjilanin në Superligë

Trajneri i Gjilanit, Sadullah Ajeti, ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit, duke thënë që misioni i tij me Gjilanin përfundoi.

“Jam shumë i lumtur për këtë fitore të madhe. Misioni im përfundoi këtu, pasi që tash e tutje do të merrem me gjeneratat e reja”, deklaroi Ajeti për Supersport Kosova.

Gjilani e mposhti Vëllaznimin 4:3 me penallti, pasi që 120 minutëshi përfundoi 0:0. /Olle