Dorëhiqet kryesia e Fushë Kosovës

Fushë Kosova është skuadra më e dënuar këtë vit, duke iu hequr gjashtë pikë.
Me këtë dënim, hekurudhorët u larguan nga Liga e Parë për në Ligën e Dytë.
Pas këtij vendimi, e tërë kryesia e klubit ka dhënë dorëheqje.
“Pas analizimit të këtij stinori dhe vendimeve të njëanshme të komisioneve të FFK-s, japim dorëheqje të parevokueshme nga postet drejtuese të klubit futbollistik Fushë Kosova. Dorëheqja vije nga presidenti, bordi dhe stafi teknik”, thuhet në njoftimin e Fushë Kosovës, raporton Gazeta Olle.
Fushë Kosova u dënua pasi aktivizoi qëllimisht një lojtar në lojë në ndeshjen me Drenasin, i cili nuk ndodhej në protokoll.