Dorëhiqet Ajet Shosholli, Trepça pa trajner

Ajet Shosholli nuk është më trajner i Trepçës. Tekniku mitrovicas ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtuesit të shtabit teknik, për shkak të rezultateve të dobëta.

Kryesia e klubit e ka pranuar dorëheqjen e tij, por duke e ndalur edhe më tej në klub.

“Shosholli nuk është më trajner i Trepçës, por ai do të mbetet në klubin tonë. Ne e respektuam vendimin e tij dhe u dakorduam që klubit i duhen ndryshime. Për trajnerin e ri nuk kemi vendosur ende”, deklaroi zyrtari i klubit, Avni Haxhiu, për Gazetaolle.com.

Shosholli e kishte marrë drejtimin e mitrovicasve në stinorin vjeshtor, duke e zënë vendin e Emin Ajvazit.