Donjeta Sadiku – Otoole Sianm, ja çka ndodhi

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku (57 kg) demoloi anglezen Otoole Sian, në sfidën e parë të Kampionatit Evropian për të reja që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

“Fitore bindëse e kampiones Donjeta Sadiku. Kampionia Evropiane për të reja e mundi boksieren Otoole Sian me rezultat unanim të gjyqtarëve.

Gjatë tri raundeve Donjeta shkëlqeu, duke goditur furishëm anglezen trupgjate. Boksierja jonë tregoi teknik. Ky ishte ndër meçet më të mira, ku gjatë tri raundeve Donjeta sulmoi pareshtur kundërshtaren”, ka thënë Latif Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës.