Donjeta Sadiku në pergaditje speciale në Zvicër

Boksierja e mirënjohur dhe kandidatja për Lojërat Olimpike “Tokio 2020” Donjeta Sadiku se bashku me trajnerin Besim Brahimi gjinden në përgatitje speciale në Zvicër para Kampionatit Ballkanik qe do të mbahet në Antalya (Turqi) 10-15 dhjetor.

Këto përgatitje i ka mbështetur financiarisht Komiteti Olimpik i Kosovës ku njëherësh Donjeta Sadiku është edhe bursiste e KOK.

“Këto përgatitje janë të mirëseardhura për Donjeta Sadikun për arsye se në këto stërvitje të përbashkëta marrin pjesë edhe boksiere nga Franca, Gjermania dhe Zvicra, ku Donjetës i mundësohet të ketë sparingje të cilat i mungojnë në Kosovë”, ka njoftuar Federata e Boksit e Kosovës.