Donjeta Sadiku apel nga karatina: Po ma shuani ëndrrën 4 vjeçare

Ekipi i boksit ka filluar sot me përgatitje, të cilat po i mbajnë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Në këtë Qendër, po e vijojnë karantinën 14-ditëshe pas kthimit nga Londra, ku morën pjesë në turneun kualifikues evropian për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Stërvitjet po i mbajnë në koridoret e konvikteve, njofton FBOXK, raporton Gazeta Olle.

Sipas zëdhënësit Latif Demolli, Policia e Kosovës nuk lejoi stërvitjet të mbahen në oborrin e Qendrës.

E boksierja e mirënjohur kosovare, Donjeta Sadiku ka bërë apel ku kërkon largimin sa më shpejtë nga ai ambient pasi po rrezikohet ëndrra e saj për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike.

Apeli i Donjeta Sadikut:

APEL NGA KAMPIONJA E BOKSIT DONJETA SADIKU. Gjatë 4 vjet përgatitje për L.O Tokyo 2020! Ushtrime nga 5-6 orë në dite, djersë me miliona litra, sakrificë për shkollim, larg familjes! Po i harrojmë investimet personale e të prindërve, të klubit e federatës, të KOK-ut e MKRS-së.

Me e dhimbshmja është shuarje e ëndrrës 4 vjeçare!

Mendoni për ne!.