Doli me lese, rikthehet pas dy ditësh

Iniesta u desh të bëjë zëvendësim të detyrueshëm mbrëmë ndaj PSG-s, pasi pësoi lëndim në shpinë.

Mirëpo, sipas ekzaminimeve mjekësore, dëmtimi i tij nuk ishte i rëndë, aq sa u duk në fillim, pasi ai u desh të largohet vetëm me lese nga fusha.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Iniesta është i gatshëm të luajë që në derbin e radhës, ku Barcelona pret Valencinë të shtunën, në kuadër të La Ligas. (Gazeta Olle)