Doktori: Torresit nuk i kujtohet asgjë

Fernando Torres nuk po arrin të kujtojë asgjë nga përplasja që ka pasur në ndeshjen ndaj La Corunas.

Mjeku i spitalit në Riazor, ku edhe është shtruar sulmuesi spanjoll, ka deklaruar se atij nuk i kujtohet asgjë se si ka ndodhur përplasja.

“Fernando Torresit nuk i kujtohet asgjë, ai nuk e mban mend se si ndodhi kjo”, ka deklaruar Carlos Larino.