Doellman i lumtur që do të luajë për Kosovën

Ylli i Barcelonës, i natyralizuar në kosovar, Justin Doellman, është shprehur i lumtur që do të luajë për Kosovën.

Qendra amerikane i ka bërë këto deklarata në konferencën e sotme të organizuar për gazetarë.

“Për mua kjo është një eksperiencë krejtësisht e re dhe unë jam shumë i lumtur që më është dhënë rasti të luaj për Kosovën dhe të ndihmoj një shtet të ri si Kosova. Po punojmë shumë që të gjithë dhe shpresoj se do të bëjmë diçka speciale”, ka thënë Doellman, përcjellë ‘GazetaOlle.com’.

Pikërisht tek Doellman janë shpresat për kualifikime, ku Kosova ndodhet në grup me Ukrainën, Slloveninë dhe Bullgarinë.