Do t’i bëjë shqiptarët të mburren me mua

MVP i Ligës Ballkanike, Dardan Berisha është prezantuar te skuadra kroate Cibona, ku ka nënshkruar kontratë tri-vjeçare .

Pas prezantimit në një prononcim për GazetaOlle.com Berisha, shpreson se do të arrijë suksese të mëdha me klubin e tij të ri.

“Jam duke u ndjerë shumë mirë. Synimet janë që kudo që të shkoj të fitoj trofe. Shpresoj se do të arrijë të paraqitem sa më mirë dhe me paraqitjet e mija t’i bëjë të mburren shumë njerzë jo vetëm në Kosovë”, u shpreh Berisha.

Basketbollisti kosovar pritet t’i bashkohet ekipit pas përfundimit të kampionatit evropian.