Do të niseni me veturë drejt “Fadil Vokrrit” sonte? Duhet ta lexoni patjetër këtë njoftim

Është dita e Feronikelit! Kampioni i Kosovës e zhvillon sonte ndeshjen e parë në fazën para-kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Ekipi nga Drenasi sfidon në stadiumin “Fadil Vokrri” skuadrën e Lincoln Red Imps, përcjellë Gazeta Olle.

Skuadra nga Gjibraltari është gjysmë-amatore, andaj Nikli është favorit absolut në këtë sfidë.

Sfida fillon prej orës 20:45 dhe interesimi i shikuesve pritet të jetë i madh.

Feronikeli ka njoftuar tifozët që do të shkojnë drejt stadiumit me vetura private.

“Për shkak të rëndësisë së ndeshjeve të rrethit preliminar të Champions League, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që jetojnë afër stadiumit “Fadil Vokrri”.

Për rreth stadiumit, nuk do të lejohet parkingu për asnjë veturë, prandaj këshillojmë që të gjendeni me lokacione tjera.

Fluksi i tifozëve pritet të jetë i madh dhe gjatë ditës së martë, është i ndaluar parkingu për rreth stadiumit “Fadil Vokrri”, njofton Feronikeli. /Gazeta Olle/