Do të mbetni gojëhapur: Ja sa dhjetëra mijëra euro kushtoi spektakli i 30-vjetorit të Plisave

Udhëheqësi i tifo-grupit, ‘Plisat’, Albert Kastrati ka zbuluar në emisionin “Express” se para ka kushtuar organizimi i natës së 30 vjetorit të Plisave.

Ai ka deklaruar që shpenzimet në total kanë kapur shifrën e 22 mijë eurove.

Shpenzimet i ka hequr në mënyrë vullnetare kandidati i AKR-së për Komunën e Prishtinës, Selim Pacolli.

Ndryshe Kastrati thotë se vetëm Ledri Vula ka refuzuar kërkesën për të marr pjesë në koncertin e 30 vjetorit të Plisave.

Arsyet se në atë koncert ka këngëtar që nuk janë të nivelit të tij.

Por Kastrati tregon diçka për Vulën që publiku ndoshta  e ka harruar.

ledri-vula

“Ledri Vula nuk ka pranuar të këndoj. Duhet t’ia themi në sy dhe ai ka bërë shumë keq. Kur u rikthye në skenë e bëri para Plisave”, ka thënë Kastrati.

Në 30 vjetorin e Plisave performuan këngëtarët më të njohur prishtinas.

Plisat

plisat-780x439

plisat1