“Do të luftojmë për jetë kundër Serbisë, ta bëjmë krenare Kosovën dhe Shqipërinë”

Shorti për kampionatin botëror në futboll ka nxjerr në një grup të përbashkët Zvicrën dhe Serbinë.

Në këtë grup ekipi më interesant është Brazili, por mediat serbe kanë zgjedhur që fokusin kryesor ta përqëndrojnë te kombëtarja zviceriane, shkaku se baza e këtij ekipi përbëhet nga shqiptarët, kryesisht nga Kosova.

Gazeta serbe Kurir, sot është futur në arkivën e rrjeteve sociale të yllit të Arsenalit, Granit Xhaka dhe ka gjetur një reagim të tij, pas ndeshjes në Beograd, Serbi – Shqipëri, kur vëllai i tij Taulanti u tregua i guximshëm, duke mos u trembur fare nga sulmet e tifozëve të çmendur serbë.

Graniti, që është pjesë e përfaqësueses së Zvicrës, në atë kohë kishte shpërndarë një foto të vëllait të tij Taulantit, të cilin tre lojtarë serbë provonin ta ndalonin, dhe kishte shkruar “Do të luftojmë për jetë kundër Serbisë. Dhe do ta bëjmë Shqipërinë dhe Kosovën krenare TX23”.