Isa Mustafa hap Kampionatit Botëror

“Në hapjen solemne e cila do të bëhet të shtunën para ndeshjes mes Kosovës dhe Armenisë do të bëhet një manifestim solemne modest, në të cilën e kemi ftuar kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën, i cili do ta bëjë hapjen”, tha Eugen Saraçini, kryetar i FHK-së.

Pas Gjeorgjisë edhe India nuk merr pjesë në Kampionatin Botëror për shtetet në zhvillim në hendboll (meshkuj) dhe kjo ka ndryshuar rrënjësisht edhe grupet. Tani Kosova nuk është në grupin B me Maltën e Indinë, por në grupin A me Australinë, Armeninë dhe Ishujt Faroe. Një grup që nuk dukej i lehtë për kombëtaren tonë, por optimist se do ta kalojnë dhe kualifikohen në çerekfinale. Kosova me 20 qershor në orën 18.00 ndeshet me Armeninë. Dy ekipet e para të secilit grup kualifikohen më tutje.

16 shtete do të jenë pjesë e kësaj ngjarje, si: Kosova, Australia, Ishujt Faroe, Armenia, Andorra, Bullgaria, Kameruni, Kina, Estonia,Britania e Madhe, Irlanda, Letonia, Shqipëria, Malta, Moldavia e Uruguai. Ky është edicioni i parë i kësaj ngjarje dhe organizimi iu është besuar Federatës së Hendbollit të Kosovës. Me 20 qershor hapet perdja e këtij edicioni me ndeshjet që do të zhvillohet në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë dhe në Palestrën e Sportit ‘Shani Nushi’ në Gjakovë. Kryetari i FHK-së, Eugen Saraçini, tha se ceremonia e hapjes zyrtare do të bëhet në kryeqytet në orën 18.00.