Do ta shihni ndeshjen Kosovë-Turqi? FFK e ka një lajm për ju

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar tifozët që duan të shohin ndeshjen Kosovë-Turqi rreth shitjes së biletave.

FFK ka bërë të ditur që biletat e ndeshjes që zhvillohet të dielën, tashmë janë në shitje edhe për tifozët në Shqipëri, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Të interesuarit mund t’i blejnë këto bileta në biletarinë e stadiumit “Selman Stermasi”.

“Biletat e ndeshjes Kosovë – Turqi, e cila zhvillohet të dielën, më 11 qershor në stadiumin ‘Loro Boriqi’ në Shkodër, tashmë janë në shitje edhe për tifozët në Shqipëri. Biletat e kësaj sfide të gjithë të interesuarit mund t’i gjejnë te biletaria e stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë”, bën të ditur FFK.

dardanet 1

Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet të dielën, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Kosova futet në këtë takim pas katër humbjeve radhazi dhe një barazimi në ndeshjen e parë.

dardanet