Dje luajti ndeshjen e fundit te skuadra kosovare, sulmuesi zbulon pse po e lë Kosovën

Dardana, skuadra e Ligës së Parë dje ka zhvilluar ndeshjen e fundit këtë edicion në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Por në njoftimin para ndeshjes, kjo skuadër ka shkruar se për sulmuesin, Egzon Huruglica takimi ndaj Ramiz Sadikut do të jetë i fundit për të, pasi pritet të dal jashtë vendi.

Gazeta Olle, gjatë ditës së sotme ka kontaktuar me sulmuesin Huruglica, i cili ka zbuluar arsyet se përse ka vendosur të largohet nga Kosova.

“Arsyeja pse unë kam vendosur ta lë Kosovën është se jam martuar me një vajzë nga Gjermania, vend ky tashmë të cilin kam zgjedhur edhe të jetoi”, tha fillimisht Huruglica.

Fotografia e KF.DARDANA

Tutje, sulmuesi zbuloi se futbollistin do ta praktikon edhe në Gjermani.

“Nuk do t’i ndahem futbollit, do të provojë të inkuadrohem në ndonjë skuadër atje, shpresojë të kem fat në këtë aspekt”, tha pos tjerash futbollisti në fjalë.

Për fund, Huruglica komentoi edhe edicionin vjeshtor me skuadrën e tij, Dardana.

“Për mua ky gjysmë edicion ka qenë i mirë, kemi pasur shumë lojtarë të transferuar në skuadër dhe kemi pasur paksa probleme deri sa jemi komponuar si ekip. Por, kemi ecur mirë dhe jemi aty ku ka qenë objektivi i klubit”, përfundoi Huruglica.

Fotografia e Egzon Huruglica

Dardana, e ka mbyllur edicionin vjeshtor me 23 pikë, ndërsa gjendet në pozitën e 9-të në tabelë./Gazeta Olle