Dje ishte pjesë e Kosovës kundër Finlandës, sot në fushë 90 minuta me skuadrën e tij

Besa Musolli ka luajtur nga minuta e parw në Superkupës e Shqipërisë, të cilën skuadra e tij Kukësi e humbi ndaj Tiranës (1-0).

Musolli ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës për duelin ndaj Finlandës, ndërkohë pas përfundimit të ndeshjes është bashkuar në grumbullimin e Kukësit.

Musollii

Musolli është njëri ndër futbollistët kryesorë të Kukësit tani e disa edicione, ndërkohë ka fituar edhe besimin e selektorit të Kosovës, Albert Bunjaku, i cili e ka ftuar atë të jetë pjesë e listës në disa takime.

Si për ironi të fatit, Musolli i humbi dy duelet me rezultat minimal 1-0.